Murati: Liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur për ekonominë e vendit

  • E /
  • 21 June 2024 - 11:55
Murati: Liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur për ekonominë e vendit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se liberalizimi i vizave është një prej gjërave më të mria që ka ndodhur së fundmi në ekonominë e vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duke iu referuar ASK’së, Murati ka thënë se rritja ekonomike në tre mujorin e parë të këtij viti ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62%, që thotë se është dukshëm më e lartë se tremujori i fundit i vitit 2023, ku ishte 3.96%.

Murati tha se tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin bzinesor.

Postimi i plotë:

Sipas ASK-së, rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62%, që është dukshëm më lartë se tremujori paraprak që ishte 3.96%.

Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar.

Kjo demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit.

Siç edhe po shihet, liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi për ekonominë e vendit.

Sepse përveç lehtësimit të udhëtimit për të vizituar familjarët në mërgatë, tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin bzinesor.

Në një nga udhëtimet që kisha së fundmi, kisha rastin të takoj dy të rinj që punonin në fushën e marketingut dhe dizajnit digjital, të cilët po ktheheshin nga një takim që kishin pasur me një klient në Valencia të Spanjës. Diçka vështirë e imanginueshme para se të hiqeshin vizat.

(Kosova Sot Online)