Vazhdon gjykimi në Hagë, dëshmitari i sotëm pa masa mbrojtëse

  • S.A /
  • 24 June 2024 - 07:51
Vazhdon gjykimi në Hagë, dëshmitari i sotëm pa masa mbrojtëse

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot nga ora 09:00 do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka njoftuar se dëshmitari i sotëm ka të ngjarë të dëshmojë për 2 ditë radhazi dhe në seancë publike.

“Dëshmitari i së hënës nuk do të ketë masa mbrojtëse, kështu që dëshmia, e cila ka gjasa të zgjasë dy ditë, duhet të jetë publike”, tha Bennett.

Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale.

(Kosova sot Online )