Ramadani: Serbia e Rusia bashkë me Vulinin janë në festë, përallë u bëtë

  • E.k /
  • 24 June 2024 - 07:59
Ramadani: Serbia e Rusia bashkë me Vulinin janë në festë, përallë u bëtë

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka paralajmëruar për zgjedhjen e shokut të mirë dhe bashkëpunëtorit të Aleksandar Vulinit në krye të qeverisë së re maqedonase, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se që nga dje, Rusia e Serbia kanë arsye për festë

Postimi i plotë:

Rusia e Serbia kanë arsye për festë

- punëtori i tyre u bë Zv/Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Një shtet i NATO-s sonte bëri Zv/Kryeministër njeriun që krejtësisht hapur na tregohet si punëtor i Rusisë dhe Serbisë.

Pra, në Maqedoninë e Veriut këtë detyrë e mori Ivan Stoilkoviq.

Tash, ai është homolog zyrtar i Aleskandar Vulinit, Zv/Kryeministër i Serbisë.

Mandej, po pyesni ku dhe si po ndikon Rusia e Serbia?

A thua i detyroi me forcë dikush deputetët e Maqedonisë së Veriut të votojnë për Stoilkoviqin a?

Përallë u bëtë!

Festoni tash se si një vend i NATO-s ia dhatë një shpërblim Rusisë e Serbisë!

(Kosova Sot Online)