Osmani krenare me arritjet e vajzave dhe djemve të FSK-së: Dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme

  • E.k /
  • 24 June 2024 - 10:07
Osmani krenare me arritjet e vajzave dhe djemve të FSK-së: Dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është krenare me djemtë dhe vajzat e FSK’së që “dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjoze në botë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka përmendur emrat e disave, për të cilët tha që e personifikojnë të ardhmen e FSK’së.

“Krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Hoxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së!”

(Kosova Sot Online)