Një person gjendet pa shenja jetebrenda një veture në Sllatinë

  • E.k /
  • 24 June 2024 - 10:53
Një person gjendet pa shenja jetebrenda një veture në Sllatinë

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Sllatinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.”

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.”

(Kosova Sot Online)