Sindikata e Policisë me telegram ngushëllimi për pjesëtarin që sot ndërroi jetë

  • E.k /
  • 24 June 2024 - 11:44
Sindikata e Policisë me telegram ngushëllimi për pjesëtarin që sot ndërroi jetë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e pjesëtarit të policisë, Devoll Oseku, që sot ndërroi jetë pasi ishte aksidentuar disa javë më pare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sindikata i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë, Devoll Oseku, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”

(Kosova Sot Online)