Inspektorati i mbyll tridhjetë biznese të 'muzikës live' dhe të 'qendrave të masazheve'

  • A.P /
  • 24 June 2024 - 14:57
Inspektorati i mbyll tridhjetë biznese të 'muzikës live' dhe të 'qendrave të masazheve'

Me vendim të Inspektoratit të Tregut, sot janë mbyllur tridhjetë biznese të “muzikës live” dhe të “qendrave të masazheve”, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

“Aksioni i përbashkët ka rezultuar me mbyllje të përkohshme të mbi 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, tha Ministria e Tregtisë në një njoftim.

Ndaj operatorëve ekonomikë që thuhet se ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar afër 50 masa ndëshkuese.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut tha se “do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë”.

(Kosova Sot Online)