Begaj: Masat e BE për Kosovën janë të padrejta, besoj se shumë shpejtë do të vihet në vend drejtësia

  • E.K /
  • 24 June 2024 - 15:01
Begaj: Masat e BE për Kosovën janë të padrejta, besoj se shumë shpejtë do të vihet në vend drejtësia

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, duke thënë se shumë shpejt do të vihet në vend drejtësia, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Masat e BE për Kosovën janë të padrejta dhe besoj se shumë shpejtë do të vihet në vend drejtësia”, ka theksuar Begaj.

Këto komente, Begaj i bëri pas vizitës së tij në Komunën e Drenasit, pasi u shpall edhe “qytetar nderi”, i kësaj komunë.

(Kosova Sot Online)