Tajani: Bashkimi Evropian duhet të ecë përpara me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

  • A.P /
  • 24 June 2024 - 16:53
Tajani: Bashkimi Evropian duhet të ecë përpara me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se blloku duhet të vazhdojë punën për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, një zotim i kahershëm, i cili ka fituar në peshë për shkak të agresionit rus në Ukrainë, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Këto komente u bënë në prag të një takimi të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian me ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe punëve të jashtme.

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani tha se Bashkimi Evropian duhet të ecë përpara me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në bllok.

“Ne duhet të vazhdojmë drejt anëtarësimit të plotë përpara vitit 2030 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë”, tha ai duke nënvizuar se vendet e Ballkanit janë kandidatë prej shumë vitesh.

(Kosova Sot Online)