Biden dhe Trump përgatiten për debatin e parë elektoral

  • A.P /
  • 24 June 2024 - 19:01
Biden dhe Trump përgatiten për debatin e parë elektoral

Këtë të enjte, në orën 9 të darkës, presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen për 90 minuta në një studio në Atlanta të kanalit televiziv CNN. Debati historik do t’u japë mundësinë kandidatëve t’u përgjigjen shqetësimeve dhe pikëpyetjeve të votuesve, si dhe u jep mundësinë të fitojnë pikë përballë kundërshtarit politik në zgjedhjet për president që pritet të kenë një rezultat të ngushtë.

Do të jetë mbrëmja më e shumëpritur deri më tani për zgjedhjet presidenciale të këtij viti: një ripërballje historike mes presidentit demokrat Joe Biden dhe pararendësit të tij, ish-presidentit republikan Donald Trump.

(Kosova Sot Online)