Ja pse emigracioni arrin nivelin rekord në Zvicër

  • A.P /
  • 24 June 2024 - 19:20
Ja pse emigracioni arrin nivelin rekord në Zvicër

Pothuajse 70,000 persona nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s kanë emigruar në Zvicër në vitin 2023, më shumë se në çdo kohë që nga viti 2008. Këtë e tregon raporti vjetor i Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (Seco) i publikuar të hënën.

Zvicra është një vend tërheqës për imigracionin. Raporti vjetor për lëvizjen e lirë të njerëzve këtë e tregon në mënyrë mbresëlënëse. Vitin e kaluar, 68,000 njerëz mbërritën nga shtetet e BE/EFTA. Ky është niveli më i lartë i imigrimit që nga viti 2008.

Drejtuesja e Seco-s, Helene Budliger Artieda e përshkroi numrin si “të jashtëzakonshëm” në konferencën e medias mbi raportin. Dhe në këtë numër nuk përfshihen as personat në procesin e azilit dhe as ukrainasit me status S. Pothuajse 400,000 njerëz janë gjithashtu të regjistruar si udhëtarë ndërkufitarë, dhe duke qenë se ata janë të vendosur jashtë vendit, ata nuk llogariten si popullsi rezidente e përhershme.

Raporti nuk trajton pasojat negative të emigracionit, si mungesa e banesave dhe rrugët e mbipopulluara, ose trajton vetëm rastësisht. Megjithatë, në kontekstin e gjithë diskutimit politik, duhet pyetur se cila është alternativa e emigracionit dhe çfarë çmimi paguan – ekonomikisht, por edhe sigurimet shoqërore – nëse emigracioni është i kufizuar, thotë Budliger Artieda.

(Kosova Sot Online)