
Cilët deputetë janë takuar me Martin Berishajn?

Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha, ka folur për takimin me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për çka u kritikua shumë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se nuk ka ndryshuar qëndrim për Berishajn si ambasador.
“Nuk ndryshon qëndrimi në raport me Martin Berishaj si ambasador, si pozicion politik dhe pres që organet e sigurisë ta thonë fjalën e fundit. Edhe të tjerë janë takuar por e kanë mbajtur fshehur.”
“Është gabim që mbahet ambasador, do duhej të ishte i shkarkuar”, tha ai.
Berisha u pyet nëse ka deputetë tjerë të PDK’së që janë takuar me Berishajn.
“Shumë, shumë, o shumë edhe s’e kanë bërë të ditur”, u përgjigj ai.
(Kosova Sot Online)