Bajrami: Ka ikje të madhe të të rinjve nga Kosova

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 14:38
Bajrami: Ka ikje të madhe të të rinjve nga Kosova

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë shifra “tronditëse” kur ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një gjë e tillë zyrtarisht nuk është thënë nga ambasadat, por ajo ka thënë se sipas ambasadava të huaja në Kosovë, rreth 170 persona në ditë ikin nga Kosova.

“Ka ikje të madhe. Sipas të dhënave që posedojmë, rreth 170 persona ikin brenda ditës”, u shpreh ajo.

“Ashtu janë të dhënat sipas ambasadave të huaja të Republikës së Kosovës, ato që janë të akredituara në Prishtinë. 170 persona në ditë largohen nga Kosova”, tha deputetja e LDK-së.

(Kosova Sot Online)