Ja pse Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Qosjës

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 13:50
Ja pse Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Qosjës

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Qosja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti shkoi për ta uruar personalisht Qosjen për ditëlindjen e tij të 88-të.

“Kontributi i tij në letërsinë dhe kulturën shqiptare janë të pashoqe, duke e bërë atë një figurë të dashur në Kosovë dhe më gjerë. Nga fillimet e tij të hershme në Vuthaj deri te rolet e tij të rëndësishme në edukim dhe letërsi, udhëtimi i tij ka qenë një burim frymëzimi. Si shkrimtari i parë postmodern shqiptar dhe një kritik letrar i shquar, puna e tij ka pasuruar trashëgiminë tonë kulturore”, shkruan Kurti.

(Kosova Sot Online