Pas vendimit të Kushtetueses, Klinaku paralajmëron protesta

  • E.k /
  • 26 June 2024 - 13:00
Pas vendimit të Kushtetueses, Klinaku paralajmëron protesta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL’së së UÇK’së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagën Minimale, ku veteranët nuk janë përfshirë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se “ky pushtet vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë”.

Tutje, Klinaku ka paralajmëruar protesta.

“Qëndrimet tona se do t'i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme.

Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, ka shkruar Klinaku.

(Kosova Sot Online)