Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga një zjarr

  • A.P /
  • 30 June 2024 - 13:02
Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga një zjarr

Raportohet se Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga një zjarr i vogël të dielën në mëngjes,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.

Ai ka thënë se informata për zjarrin në IML/ QKUK, është marrë në ora 02:12 pas mesnate.

“Zjarri kishte përfshirë disa gjëra të cilat nuk e di se përse përdoreshin, por në parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal sepse me kohë kishin reaguar stafi i Institutit me aparata për fikje të zjarreve fillestare. Ne e fikem atë të tërin” , deklaroi Gashi.

(Kosova Sot Online)