Begaj për vdekjen e Kadaresë: Shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka shkruar se shqiptarët sot humbën emancipuesin e tyre shpirtëror.
Begaj ka shkruar se Shqipëria humbi gjeniun e letrave.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”
(Kosova Sot Online)