
E trishtë: Një person hidhet nga ballkoni dhe vdes në vend

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, ku një person gjen vdekjen pasi është hedhur nga ballkoni i banesës.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat në afërsi të gjimnazit Raqi Qirinxhi.
Policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se personi është i gjinisë femër, teksa nuk dihet ende identiteti i saj dhe shkaku që është hedhur nga ballkoni. Po hetohet lidhur me rastin.
(Kosova Sot Online)