Zbardhen detaje: Ja ku u gjet e vdekur aktorja e njohur kosovare
Raportohet se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Bëhet fjalë për aktoren e humorit, Drita Duraku.
Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për këtë rast.
Ajo njihet më së shumti për rolin e “Nuses së Gostivarit” në njërin nga skeçet.
(Kosova Sot Online)