Në Kaçanik sulmohet fizikisht një polic

  • E.k /
  • 09 July 2024 - 09:10
Në Kaçanik sulmohet fizikisht një polic

Një polic është sulmuar dje në Kaçanik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik 08.07.2024-08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. Lidhur me rastin një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)