Vdiq pas një sëmundje, 47 vjeçari kosovar

  • A.P /
  • 09 July 2024 - 16:00
Vdiq pas një sëmundje, 47 vjeçari kosovar

Raportohet se ka vdekur në moshën 47 vjeçare, Alban Kastrati nga Prishtina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për mortin ka njoftuar familja e të ndjerit, e cila ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të papritur.


Varrimi Kastratit do të bëhet nesër në ora 18:00, në varrezat e qytetit, në Arbëri.

Njoftimi i familjes: 

Sot u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare më i dashuri ynë, Alban (Ismail) Kastrati, pas një sëmundje të papritur.

Albani ishte bashkëshort e baba i dashur, e i kujdesshëm, vëlla e djalë i afërt e i edukuar.

Të pikëlluar e me dhimbje të madhe do ta kujtojmë gjithmonë te afërt e të buzëqeshur, ashtu si ishte gjithë jetën.

(Kosova Sot Online)