Ja pse sigurimi i kërkoi Krasniqit ta hiqte kravatën

  • A.P /
  • 09 July 2024 - 17:12
Ja pse sigurimi i kërkoi Krasniqit ta hiqte kravatën

Mbrojtja e Jakup Krasniqit dje gjatë seancës ka kërkuar sqarime se pse ish-zëdhënësit të UÇK-së nuk i është lejuar kravata kuq e zi me simbolin e shqiponjës në seancë. Gjyqtari Charles Smith III kishte thënë se do të interesohej për këtë çështje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyra për Media të Dhomave të Specializuara  kanë sqaruar se të hënën më 8 korrik përpara seancës, sigurimi i Dhomave të Specializuar i kishte kërkuar Jakup Krasniqit që të hiqte kravatën dhe se të njëjtit kanë kërkuar sqarime nga Shefi i Oficerëve të Qendrës së Ndalimit rreth asaj nëse kollarja hyn tek veshjet që ndalohet nga rregullat e ndalimit.

Nga Gjykata Speciale kanë thënë se pasi është konfirmuar se kollarja është e lejuar për tu vendosur, e njëjta i është kthyer Jakup Kransiqit.

“Para seancës dje, Siguria e DHSK-së i kërkoi z. Krasniqi të hiqte kravatën ndërsa kërkonte sqarime nga Shefi i Burgimit nëse rregullat e burgimit që ndalojnë veshjen e caktuar do të zbatoheshin në këtë rast. Kravata iu kthye z. Krasniqi dhe Shefi i Burgimit ka konfirmuar që është e lejueshme të mbajë kravatën”, ka thënë Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara.

(Kosova Sot Online)