Szunyog: Dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet

  • E.k /
  • 10 July 2024 - 08:09
Szunyog: Dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet

Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, në përfundim të mandatit të tij ka thënë se do që ta shoh Kosovën duke e vazhduar rrugën e saj drejt BE’së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Szunyog shtoi se e ardhmja evropiane e Kosovës është në duart e njerërve të Kosovës.

“Ndërsa ky kapitull mbyllet për mua, dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për një Kosovë evropiane. E ardhmja evropiane e Kosovës është në duart e njerërve të Kosovës, të cilët dua t’i falënderoj që më pritën me dashamirësi dhe mikpritje.”

Szunyog ka falënderuar popullin e Kosovës, për të cilin ka thënë se ka në duar të ardhmen evropiane.

(Kosova Sot Online)