Albin Kurti – qytetarëve nga Qeveria: Po punojmë përditë

  • E.k /
  • 10 July 2024 - 14:42
Albin Kurti – qytetarëve nga Qeveria: Po punojmë përditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje në mbledhjes së sotme të Qeverisë, zgjodhi t’iu flasë qytetarëve se si po punojnë përditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti iu tregoi qytetarëve se çfarë ka bërë “vetëm në gjysmën e parë të kësaj dite”.

“Mbledhja e parë e gjashtëmujorit të dytë të vitit. Po punojmë përditë, siç e jetoni dhe përjetoni ju ditën tuaj në fushveprimtarinë tuaj anë e mbanë Kosovës. Vetëm në gjysmën e parë të kësaj dite, me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia përuruam rinovimet 1.2 milionëshe në Klinikën e Urologjisë, e cila ka qenë një prej klinikave me gjendjen më të keqe, e në të cilën nuk është investuar që nga shpallja e pavarësisë, në vitin 2008”, tha Kurti.

Ai tregoi se me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ishin në Malishevë për korrje-shirje te bujku Asman Kryeziu, për të cilin tha se “djerrinën me 260 metra kub gurë e ka kthyer në 2 hektarë arë me grurë”.

(Kosova Sot Online)