KFOR-i me stërvitje për kontroll të turmës dhe trazirave

  • E.k /
  • 10 July 2024 - 15:52
KFOR-i me stërvitje për kontroll të turmës dhe trazirave

KFOR-i ka zhvilluar sot stërvitje “Shpëtimi i Shpejtë”, për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet tutje se gjatë stërvitjes ata u trajnuan në skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave dhe testuan disa procedura evakuimi.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë…”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)