Burri kosovar e rrah gruan në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale

  • A.P /
  • 14 July 2024 - 09:47
Burri kosovar e rrah gruan në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se e ka rrahur gruan e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Podujevë / 13.07.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se në prezencë të punëtorëve të QPS-së, ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)