Merlina Ziba ka nevojë për ndihmën tuaj pasi është diagnostifikuar me kancer
Qytetarja Merlina Ziba, është diagnostikuar së fundmi me një gjendje serioze mjekësore. Pas kalimit nëpër teste dhe procedura të shumta mjekësore, përfshirë operacione dhe endoskopi, mjekët kanë zbuluar se ajo po vuan nga një lloj kanceri i stomakut i quajtur "linitis plastica" dhe gjithashtu ka ulçera në stomak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë, mund ta bëjnë këtë duke kontribuar përmes llogarisë së hapur në gofundme, në këtë link: https://www.gofundme.com/f/ndihmoni-merlinen-te-luftoje-kunder-kancerit-te-stomakut?attribution_id=sl:ea1984e3-724d-4b57-b612-2eb2335c45ba&utm_campaign=man_sharesheet_ft&utm_medium=customer&utm_source=copy_link
Çfarë është Linitis Plastica?
Linitis plastica është një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të stomakut që shkakton trashjen e murit të stomakut, duke çuar në probleme serioze tretjeje. Ky lloj kanceri është i vështirë për t'u trajtuar dhe mund të shkaktojë dhembje të madhe dhe komplikime.
(Kosova Sot Online)
