Pas atantatit ndaj Trump, Jill dhe Melania flasin në telefon

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 18:13
Pas atantatit ndaj Trump, Jill dhe Melania flasin në telefon

Jill Biden, zonja e parë e SHBA-së, dhe paraardhësja e saj, Melania Trump, folën të dielën pasdite pas tentativës për vrasjen e Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Telefonata e zonjave të para pasoi një telefonatë të shtunën mbrëma midis Joe Biden dhe Donald Trump, raporton The Guardian.

“Mbrëmë fola me Donald Trump”, tha Biden në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të dielën.

Biden theksoi se biseda ishte e shkurtër.

“Jill dhe unë po e mbajmë atë dhe familjen e tij në lutjet tona”.

(Kosova Sot Online)