
Moti sot në Kosovë i nxehtë, temperaturat arrijnë 38 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell, përcjell "Kosova Sot Online".
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.
(Kosova Sot Online)