Ky është i riu kosovar i cili u qëllua me plumb në kokë nga polici i Kosovës

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 20:00
Ky është i riu kosovar i cili u qëllua me plumb në kokë nga polici i Kosovës

Një zyrtar policor i Kosovës e ka plagosur një person në fshatin Dubravë të Istogut,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e policit, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.

Burimet kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili është arrestuar dhe ndaluar.

Derisa viktima është me iniciale G.K nga fshati Uçë i Istogut, i cili ka pësuar plagë të rënda.

Ndërsa IPK e konfirmoi rastin dhe suspendimin e të dyshuarit.

Teksa polici i dyshuar është dërguar në mbajtje, tezaku i ti, rreth 16-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga Klinika Emergjente kanë bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është kritike pasi i njëjti është qëlluar në kokë dhe aktualisht ndodhet akoma në sallën e operacionit.

Rasti që dyshohet se ndodhi nga pakujdesia ka tronditur dy familjet.

Nga Inspektorati Policor kanë bërë me dije se polici i dyshuar u arrestua dhe u suspendua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Në kërkesën e siguruar nga prokuroria është përshkruar në detaje se si nisi rasti, që për pak rrezikoi të përfundonte edhe tragjikisht.

“Më datë 15 korrik, rreth orës 23:35, në rrugën “Kuvendi i Arbrit” në fshatin Dubravë në Istog, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër dhe atë të dëmtuarin, të miturin G.K., në atë mënyrë që në natën kritike, përderisa i dëmtuari kishte qenë së bashku me vëllain e tij, mysafirë në shtëpinë e të pandehurit, ku po qëndronin në dhomën e gjumit, për një moment i pandehuri përderisa ishte bërë gati që të shkonte në punë, në ndërrimin e natës, i veshur me uniformë të zyrtarit policor, merr armën nga dëshmitari, ku këtij të fundit paraprakisht ia kishte dhënë një shikim, e i cili në ato momente ishte ulur në krevat, ku kishte nxjerrë karikatorin nga arma dhe i kishte larguar fishekët një nga një, me ç’rast i pandehuri i nervozuar nga ky veprim, merr armën nga dëshmitari dhe këtij të fundit i mbetet një karikator në duar, ndërsa i pandehuri e vendos karikatorin tjetër që e kishte në rripin e pajisjeve policore, raportirat dhe shtënë një herë në drejtim të të dëmtuarit, i cili në ato momente ishte në këmbë dhe në distancë rreth 2-3 m larg prej të pandehurit, dhe të njëjtin e godet në pjesën e kokës, në anën e djathë, ku si pasojë i shkakton lëndime trupore” , thuhet në kërkesë.

(Kosova Sot Online)