Lexoni edhe:
60 milionë euro dhe kontratë 6-vjeçare, Barça bën ofertën për yllin e Bundesliga-s
Policia spanjolle ka thënë të shtunën se ka arrestuar tre hakerë prorusë, të dyshuar për kryerje të sulmeve kibernetike me qëllime terroriste, kundër Spanjës dhe shteteve tjera të NATO-s, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të dyshuarit janë ndaluar për pjesëmarrje nëpër sulme kundër institucioneve publike dhe sektorëve strategjikë, kanë thënë autoritetet.
60 milionë euro dhe kontratë 6-vjeçare, Barça bën ofertën për yllin e Bundesliga-sLexoni edhe:
Sulmet dyshohet se janë kryer kundër uebfaqeve të organizatave publike dhe private, në sektorë qeveritarë, në infrastrukturë kritike dhe shërbime thelbësore në shtetet që mbështesin Ukrainën, teksa e lufton pushtimin rus, sipas njoftimit.
Policia e ka publikuar një video në rrjetin social X – platformë e njohur më parë si Twitter – duke kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë parë elemente sovjetike të ngjitura në mure.
“Këto sulme kompjuterike janë organizuar nga grup i hakerëve NoName057(16), i cili ka nisur punën pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë dhe është më aktivi”, ka thënë policia.
“Në manifestin e tyre të themelimit, grupi e pranon që do të përgjigjet në përputhje me veprimet armiqësore anti-ruse të rusofobëve perëndimorë”.
Arrestimet janë kryer nëpër rajone të ndryshme të Spanjës.
(Kosova Sot Online )