Vendimi për lëvizjen e lirë me pasaporta ilegale, Hoti: Goditje për Kosovën
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i BE-së për liberalizim të vizave për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë që mbajnë pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia nuk kontribuon në integrimin e këtij komuniteti në jetën institucionale, shoqërore dhe ekonomike në shtetin ku jetojnë, që është ndër qëllimet e dialogut, përcjell "Kosova Sot Online".
Në Facebook, ai ka thënë se lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Sipas tij, kjo është goditje për Kosovën.
“Lidhur me këtë vendim të BE-së, pyetjet legjitime që duhet shtruar janë:
Përse BE-ja nuk i ka përfshirë këta qytetarë kur i ka liberalizuar vizat për Serbinë në dhjetor 2009 dhe për Kosovën në janar 2024?
Çfarë e shtyu BE-në të marrë këtë vendim, kur duhet se Kosova e ka statusin e vendit kandidat potencial për anëtarësim në BE?”, ka thënë Hoti.
(Kosova Sot Online)