Lexoni edhe:
Këto janë ekipet dhe dy grupet e Ligës së Parë, rikthehet Besa e Pejës
Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme propozimin për ndryshim-plotësimin e udhëzimit administrativ, që mundëson që pronat e sekuestrura të kryeterroristit Milan Radojiçiq t’i kalojnë në menaxhim dhe shfrytëzim Policisë së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë prezantimit të këtij proopozimi tha se kjo po bëhet me synim të rritjes së sigurisë.
Këto janë ekipet dhe dy grupet e Ligës së Parë, rikthehet Besa e PejësLexoni edhe:
“Ky ndryshim është bërë me qëllim për shkak se disa prona që janë në fazën e sekuestrimit dhe që gjenden në pika të një rëndësie strategjike të kalojnë në menaxhim dhe shfrytëzim të institucioneve të sigurisë, me synim të vetëm për rritjen e sigurisë shtetërore, territorial dhe institucionale dhe rendit publik në atë pjesë të vendit. Bëhet fjalë për pronat e ish- kryeterroristit Milan Radojiçiq. Këto prona që kanë qenë të të tij, tash janë në menaxhim të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht në Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar. Sipas diskutimeve që kemi pas, ne planifikojmë që këto prona t’i japim për Ministrinë e Punëve të Brenshme, gjegjësisht Policinë e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu gjatë mbledhjes së Qeverisë.
E Kryeministri Albin Kurti tha se këto prona gjenden në pika strategjike dhe se shfrytëzimi dhe menaxhimi i tyre nga institucionet e sigurisë, është i rëndësisë nacionale
“Shkurtimi i procedurave të dhënies me qira të pasurive të paluajtshme pa ankand publik në fazën e sekuestrimit, është bërë me qëllim të përshpejtimit të kalimit të pronës së paluajtshme nga Agjencia në shfrytëzim të institucionit publik që e kërkon atë. Kjo për shkak se disa pasuri që tashmë janë sekuestruar gjenden në disa pika strategjike të territorit tonë, konkretisht në veri të vendit. Shfrytëzimi dhe menaxhimi i tyre enga institucionet e sigurisë është i rëndësisë nacionale dhe i kontribuon rritjes së sigurisë territorial në përgjithësi e posaqërisht qytetarëve të vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.
Gjatë një aksioni në prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës sekuestroi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut, një restorant dhe një banesë, si dhe një vilë në komunën e Zubin Potokut – që të gjitha në pronësi të Radoiçiqit.
Radojiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.
(Kosova Sot Online )