Natasha Kandiq përmend disa lokacione në Serbi ku duhet rigërmuar për kërkim të trupave të të pagjeturve

  • s.a /
  • 29 July 2024 - 08:42
Natasha Kandiq përmend disa lokacione në Serbi ku duhet rigërmuar për kërkim të trupave të të pagjeturve

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka bërë thirrje të kryhen rigërmime në disa lokacione, kryesisht në Serbi, ku janë zbuluar varreza masive, transmeton "Kosova Sot Online ".

 “Batajnica nuk është punë e kryer, Peruqaci po ashtu nuk është i përfunduar dhe po ashtu çka është me rëndësi, edhe Petrovo Sello. Por, edhe disa lokacione si fshati Budisavci, Likoshani përmenden prej shumë e shumë njerëzve dhe bazuar në njohuritë e tyre ndoshta disa mbetje janë aty, por ka prova të shumta që është e mundshme se edhe mbetjet mortore të 16 personave prej 27 prillit të 1999-s janë diku në zonën e Batajnicës”, është shprehur ajo.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar në Serbi qasje në arkiva, me synimin për të siguruar informata potenciale për të pagjeturit.

Kandiq ka shprehur edhe brengën se me kalimin e viteve, po rriten vështirësitë në sigurimin e informatave për të zhdukurit gjatë luftës.

Të premten, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se në varrezat afër Tjegullores në Podujevë janë gjetur mbetjet mortore të një individi që dyshohet se i përket listës së të zhdukurve me dhunë. Ajo theksoi se gërmimet janë duke vazhduar në kërkim edhe të individëve të tjerë. E, Kandiq, mes lokacioneve për gërmim në Serbi, përmendi edhe Tutinin e Sjenicën. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

(Kosova Sot Online )