Lexoni edhe:
Ushqimet pa sheqer që mund të hani për mëngjes nëse keni diabet
Sheremet Osmani – një qytetar nga Vushtrria, ishte aksidentuar në maj të vitit 2024. Makina e tij ishte goditur nga një autoambulancë, e cila është në pronësi të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, fajtor për aksidentin ka qenë shoferi i autoambulancës, që ka hyrë në të kuqen në semafor.
Ushqimet pa sheqer që mund të hani për mëngjes nëse keni diabetLexoni edhe:
Por kur qytetari Sheremet Osmani ishte paraqitur te kompania e sigurimeve për të vlerësuar dëmin dhe për të marrë kompensimin, kishte kuptuar se autoambulanca e QKMF-së në Mitrovicë, nuk ishte siguruar.
KALLXO.com ka zbuluar se komuna e kishte paguar policën e sigurimit dhe kishte kontratë të nënshkruar me kompaninë e sigurimeve “Pri-sig”, por autoambulanca nuk kishte sigurim të automjetit.
Sipas Osmanit, aksidenti kishte ndodhur në Vushtrri, në semaforat te rruga e njohur si “rruga e Studimes”, me 14.05.2024.
“Unë jam kanë duke pritë në semafor, më është hapur semafori drita e gjelbër, jam nisë – më ka ardhë ndihma e shpejtë me një shpejtësi shumë të madhe edhe kemi bë aksident. Lëndime trupore ka pasur pak, lëndime materiale ka pasë më shumë. Vetura është dëmtuar goxha shumë” – ka thënë qytetari nga Vushtrria.
(Kosova Sot Online )