Ja sa kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë

  • A.P /
  • 02 August 2024 - 18:23
Ja sa kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë

4 mijë e 836 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Brenda 24-orëve u paraqitën 208 kërkesa të tilla, bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Më së shumti kërkesa janë bërë nga komuna e Leposaviqit, ndërsa e dyta është komuna e Mitrovicës Veriore.

Vendin e tretë e mban Zveçani, ndërsa të katërtin Zubin Potoku.


(Kosova Sot Online)