Shqipëria i teston për herë të parë dronët në kushte të errësirës

  • E.k /
  • 03 August 2024 - 09:27
Shqipëria i teston për herë të parë dronët në kushte të errësirës

Shqipëria ka testuar për herë të parë dronët Bayraktarë në kushte të errësirës nga Baza Ajrore e Kuçovës.

Pamjet janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, ku është thënë se qëllimi është rritja e gatishmërisë së kësaj njësie.

“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet pëdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës.  Operarorët e dronëve #Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura”, thuhet në postim, derisa janë publikuar edhe disa pamje.

(Kosova Sot Online)