Mitrovicë: U përfshi në një aksident, më pas sulmoi edhe policin, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar që ka ndodhur sot në mëngjes në Mitrovicë, përcjell "Kosova Sot Online".
Nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në aksident trafiku ku ishte i përfshirë në shenjë pakënaqësie, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)