Kurti pasnesër në Shkup për takim me homologun Hristjan Mickoski
Raportohet se në Maqedoni Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fillimit të javës së ardhshme do të viziton Maqedoninë e Veriut, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas burimeve, të hënën më 05.08.2024 Kryeministri i Kosovës, do të takojë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Kryeministrin Hristjan Mickoski.
Siç mësohet, takimi do të mbahet në ora 10:00, ku do të marrin pjesë edhe disa anëtarë tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN.
(Kosova Sot Online)