Dy persona e bëjnë 'llom' fqinjin e tyre kosovar pas një mosmarrëveshje

  • A.P /
  • 05 August 2024 - 16:39
Dy persona e bëjnë 'llom' fqinjin e tyre kosovar pas një mosmarrëveshje

Në Ferizaj, dy persona po dyshohet se e kanë sulmuar fqinjin e tyre dhe ia kanë dëmtuar veturën pas një mosmarrëveshje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Parkimi i automjetit në hyrje të oborrit të personave të dyshuar, i kushtoi viktimës me rrahje në rrugën ‘Gursel e Bajram Sylejmani’ në Ferizaj.

Raportohet se dy personat e arrestuar janë i moshuari Xhevat Hiseni, 75-vjeçar dhe Shefket Hyseni, 48-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës dhe ia kanë dëmtuar gomat e veturës me një mjet të fortë.

Nga Policia Rajonale në Ferizaj e kanë konfirmuar se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të dyshuarit : XH.H ( M/K) i moshës 75 vjeçar dhe SH.H ( M/K) i moshës 48 vjeçar janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar edhe një kaçavidë, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.”

(Kosova Sot Online)