Disa fshatra të Gjakovës mbetën pa rrymë

  • A.P /
  • 05 August 2024 - 20:41
Disa fshatra të Gjakovës mbetën pa rrymë

Kompania KEDS ka njoftuar se zjarri i qëllimshëm ka dëmtuar asetet elektroenergjetike të KEDS-it dhe ka lënë pa rrymë disa fshatra të Gjakovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një njoftimi thuhet se “persona të papërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin qëllimshëm një fushe, me ç’rast është dëmtuar pjesërisht Largpërçuesi 10kV Dobroshi”.

 

“Nga ky dëm dhe zjarr, i cili vazhdon të jetë aktiv akoma, kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike rreth 700 konsumatorët e fshatrave Molliq, Batushë, Brovinë, Stubëll, Berjah”, thuhet në njoftimin e KEDS’s

“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar tashmë dhe ndodhen në terren, megjithatë sipas verifikimeve, gjendja është e rëndë dhe nuk dihet saktë se sa i madh është dëmi, për çka eliminimi i dëmit të shkaktuar në kabllot elektrike me gjasë do të marrë kohë. KEDS vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar e të mos shkaktojnë qëllimshëm vatra të tilla zjarresh, sepse kështu po dëmtohen asetet e kompanisë dhe konsumatorët po mbesin pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie. 

(Kosova Sot Online)