Lexoni edhe:
“A i keni marrë parashutat”, Stresi tallet me Policinë pasi u shpall në kërkim nga autoritetet kosovare
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka ftuar shoqërinë civile, mediat lokale, aktivistët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në debatin, i cili do të mbahet nesër në sallën e Kuvendit të Komunës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Tema e takimit është “Bashkëpunimi ndëretnik, Komiteti Komunal për Siguri në Bashkësi, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile”, thuhet në deklaratën e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Fillimi i takimit është caktuar për në ora 11:00, ku para të pranishmëve fillimisht do t’i drejtohet ministri i Kosovës për Vetëqeverisje Lokale, Elbert Krasniqi.
Pas Krasniqit, fjalim do të kenë kryetari i kësaj komune, Erden Atiq, zëvendësja e tij, Katarina Adjançiq, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, si dhe Jeta Tela Shefe e Kabinetit dhe Këshilltare e Lartë Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Pas fjalimit të tyre, nga ora 11:50 deri në 12:50, do të ketë një debat të hapur ku, sipas komunës, zyrtarët do t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve që kanë të bëjnë me temën e takimit.
(Kosova Sot Online )