Lexoni edhe:
OBSH: Në Lojërat Olimpike në Paris, 40 atletë rezultuan pozitivë me COVID-19
Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi në kërkim, që dyshohet për kryerjen e veprës penale, vjedhje e rëndë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në njoftim thuhet, Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
OBSH: Në Lojërat Olimpike në Paris, 40 atletë rezultuan pozitivë me COVID-19Lexoni edhe:
“Personi i kërkuar është Lirim (Zymer) KURTAJ i lindur me 13.05.1998 nё Trestenik-Pejё. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale ‘vjedhje e rёndё’”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
(Kosova Sot Online )