Lexoni edhe:
Bedri Hamza në State Department, pritet nga Alexander Kasanof: Do t’i revidojmë gabimet dhe konfuzionin politik të qeverisjes në Kosovë
Gjatë ditës së sotme Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar për vizitë në në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo është bërë e ditur nga vetë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Haxhiu është takuar me drejtorin e kësaj qendre Benasim Medic.
Ajo u njoftua për punën dhe angazhimit e stafit.
“Ditën e fillova me vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Nga drejtori i QP Mitrovicë, Benasim Medic, u njoftova për punën dhe angazhimin e stafit, mbarëvajtjen e rendit shtëpiak si dhe format e angazhimit të personave të dënuar. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha komuniteteve si dhe shembull i mosdiskriminimit”, ka shkruar Haxhiu.
(Kosova Sot Online )