
Gjykata i ka thënë jo ekstradimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Shkup ka vendosur që të mos e ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, në Serbi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ramdani është arrestuar më 17 korrik nga autoritetet maqedonase në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar sëfundi edhe nga INTERPOL-i.
MPJ njofton se Ramadani do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin e Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut.
(Kosova Sot Online)