Lexoni edhe:
BE-ja pas zgjedhjeve të fundit ashpërson qëndrimin ndaj Kosovës dhe Serbisë, duan zgjidhje jo konflikt
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar dy persona për një grabitje që ndodhi më 26 korrik, transmeton "Kosova Sot Online ".
Arrestimi u bë nga zyrtarët policorë të njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit. Policia tha se “rasti kishte ndodhur me datën 26.07.2024, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë, ku personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zinxhirë ari”.
Puna e hetuesve policorë është finalizuar mbrëmë ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
– T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe
– R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
(Kosova Sot Online )