Lexoni edhe:
Tahir Batatina fton tifozët e Llapit për mbështetje
Juliana Nura, ish-finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë dje (e premte) në qendër të diskutimeve publike, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në një video të publikuar në InstaStory, ku ajo shprehu mendimin e saj rreth një incidenti dhune ndaj një blogereje në Shqipëri, shkaktoi një reagim të gjerë. Në vetëm disa orë, videoja arriti të tejkalojë shifrën e 100,000 shikimeve, duke nxitur një valë komentesh dhe shpërndarjesh në rrjetet sociale.
Tahir Batatina fton tifozët e Llapit për mbështetjeLexoni edhe:
Pavarësisht diskutimeve, Xhuli nuk i lejoi vetes të humbiste kohë për t’u relaksuar dhe argëtuar. Në mbrëmje, ajo u fotografua në shoqërinë e familjes së njohur heroike Jashari.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale në orët e vona, ajo pozoi së bashku me Hamzën dhe Ademin, të cilët i përshkroi si “dajtë e mi” në mbishkrimin e saj, duke shprehur kështu një lidhje të afërt dhe të veçantë me këtë familje. Edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brtoher VIP Kosova, bukuroshja drenicase kishte treguar me krenari se është mbesë e Jasharajve.
(Kosova Sot Online )