Ja kush thotë: As hapje Ure, as përafrim me NATO
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, thotë se pas “konfrontimit deklarativ me NATO-n”, çështja e hapjes së urës së Ibrit “mbetet dështim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai konsideron hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë si diçka të pamundur duke thënë se zyrtarët të pushtetit ndikuan më shumë që ura të mos hapet dhe e dëmtuan Kosovën.
“As hapje Ure, as përafrim me NATO. Përkundrazi. Acarim të raporteve me NATO-n pa arritur as të tentohet hapja e Urës”, shkroi ai në Facebook.
Ramadani thotë se “nuk ka askush guxim që të hap Urën me zor”.
(Kosova Sot Online)