Hoti: Ky udhëzim do të shkaktojë kaos në importe
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Udhëzimi administrativ për vendosjen e kuotave tatimore në import, që është miratuar nga qeveria e Kosovës javën e kaluar do të shkaktojë kaos në importe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se ky udhëzim do të riorganizojë tregtinë me jashtë mes kompanive kosovare dhe vendeve nga vijnë importet, si edhe do të pamundësojë importin me çmime më të lira.
Ai shkruan se pasojat do t’i bartin qytetarët pasi çmimet e mallrave nga importi do të rriten, duke e rënduar koston e shportës së konsumit.
(Kosova Sot Online)