Rohde: Mbështetje të plotë për NATO’n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mbështet “vijat e kuqe” të KFOR’it për Urën e Ibrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rohde ka mirëpritur deklaratën e sotme të kryeministrit Kurti për koordinim me partnerë.
“Mbështetje të plotë për NATO’n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve”, ka shkruar Rohde në “X”.
(Kosova Sot Online)